E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika presidente

Belgjika sot edhe zyrtarisht ka marrë përsipër presidencën gjashtëmujore të BE-së, të cilën ja dorëzoi .

Në programin e presidencës së Belgjikës është theksuar se “BE-ja është e gatshme për ta vazhduar procesin e zgjerimit”.

Më tutje, në këtë kuadër, theksohet se “vendeve të Ballkanit Perëndimor u paraqitet mundësia e anëtarësimit me reforma të domosdoshme dhe me dinamikën, të cilën Belgjika, në cilësinë e kryesuesit, do ta nxisë fuqishëm”.

Qeveria belge në gjashtë muajt e ardhshëm do të përshpejtojë vendosjen e rregullave më të ashpra për tregjet financiare. Prioritet do të ketë gjithashtu Shërbimi i ri i Politikës së Jashtme Evropiane me mijëra diplomatë.

Kryesimi i radhës në BE këtë herë bëhet i vështirë për shkak të formimit të qeverisë në Bruksel. Kryeministri, Yves Leterme është përkohësisht në funksion.

Koalicioni i tij ishte përçarë në fund të prillit, nga konflikti për gjuhën mes flamanëve dhe valonëve frankofonë.

Pas zgjedhjeve të reja në mesin e qershorit në Belgjikë nuk është krijuar akoma qeveria.

Në vend të kryeministrit akoma në detyrë Leterme, fatet e BE-së në gjashtëmujorin e ardhshëm do t'i drejtojë belgu dhe presidenti i BE-së, Herman van Rompuy.

Duket se ish-kryeministri belg ka nevojë për pak relaksim pas takimeve të shumta të gjysmës së parë të këtij viti për krizën financiare dhe shpëtimin e euros. Samiti i BE në qershor i ofroi demokristianit modest mundësinë të merrte frymë më thellë.

"Do të jetë Këshilli i parë normal Evropian që prej marrjes së detyrës. Nuk ka krizë. Ora është njëmbëdhjetë e gjysmë dhe ne nuk kemi krizë."- u tha Van Rompuy kolegëve të tij në samitin e fundit të BE nën kryesinë e Spanjës në mes të qershorit.

Që nga e dita e djeshme radhën e kanë radhën belgët.

Ai vetë është që prej 1 dhjetorit 2009 presidenti i përhershëm i Këshillit të BE, që nga janari drejton takimet e kryetareve të shteteve.

Ai ka qenë shpesh i detyruar të thërrasë takime të posaçme, të ideojë dhe të ofrojë paketa miliardëshe shpëtimi dhe në fund të shumë netëve pa gjumë të deklarojë gjëra të tilla.

"U manifestua një vullnet i fortë politik. Të gjithë kanë dëshirë të ecin të bashkuar përpara."

Paraqitja e Van Rompuy është zakonisht e qetë dhe jo e zhurmshme. Me shtat jo fort të lartë, me syze dhe me flokë të thinjura, ai nuk është ndonjë figurë impozante në krye të BE.

Nga Parlamenti i BE atij i ka ardhur edhe ndonjë ofendim personal, si ky pas samitit të parë ekonomik të thirrur prej tij në shkurt.

"Ju keni karizmën e një lecke dhe pamjen e një nëpunësi të ulët banke. Dhe pyetja që unë dua të bëj, që duan të bëjmë të gjithë ne është: Kush jeni ju?" - kështu foli deputeti britanik, skeptik ndaj Evropës Nigel Farage. Rage.

Presidenti Këshillit nuk është zgjedhur prej askujt dhe vjen pastaj nga Belgjika, që praktikisht nuk është vend, tha Farage.

Van Rompuy nuk bëri zë, vazhdoi të kryente detyrën e tij dhe pak më vonë u pyet prej gazetarëve, në se në drejtimin e bisedave të euro-grupeve në samitin e marsit do të zhvaste detyra, të cilat nuk janë të tijat. I qetë dhe ironik Van Rompuy u përgjigj:

"Për një mi të hirtë... të më akuzojnë tani për puçizëm. Sa shpejt evoluojnë gjërat!"

Rruga e BE nga kriza ekonomike dhe financiare mund të jetë e gjatë dhe Herman von Rompuy modest, por që nuk duhet nënvlerësuar, gjatë presidencës së radhës së vendit të tij do të jetë më shumë në qendër të vëmendjes, se sa kryeministri akoma në detyrë Yves Leterne.

Nëse deri në fund të presidencës belge të radhës do të krijohet ndonjë qeveri e re, kjo mbetet e paqartë. Mandati i Herman van Rompuy zgjat gjithsej dy vjet e gjysmë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›