E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i fshehtë Turqi-Izrael

Izraeli njoftoi se ka mbajtur takimet e para të nivelit të lartë me Turqinë, që prej incidentit të 31 majit, kur marinsat izraelit vranë 9 shtetas turqë, që ndodheshin në flotën e ndihmave për Gazën.

Një zëdhënës izraelit ka deklaruar për se takimi është zhvilluar në një vend fshehtë mes ministrit të Jashtëm turk dhe ministrit izraelit të Tregtisë.

Zëdhënësi tha se takimet u zhvilluan me kërkesë të palës turke, por Ankaraja zyrtare nga ana e saj nuk e ka konfirmuar ende lajmin.

Ndërsa një burim nga ministria e Jashtme izraelite theksoi se “ministri i Jashtëm është irrituar me faktin që takimi është zhvilluar pa informuar ministrinë e Jashtme".

Por zyra e Netanjahut sqaron se moslajmërimi i Liebermanit erdhi për “arsye teknike”.

“Ministri Ben Eliezer informoi kryeministrin për një ofertë nga pala turke për të mbajtur një takim jozyrtar”, thonë burime pranë kryeministrit. “Kryeministri nuk e pa të arsyeshme që ta pengojë këtë takim.

Në lidhje me vendin e takimit ka kundërshtime. Disa burime theksojnë se takimi është zhvilluar në Zvicër, ndërsa disa të tjera theksojnë se është zhvilluar në Bruksel.

"Ben-Eliezer është takuar me Davutoglunë para disa ditëve në Evropë'', njoftoi televizioni izraelit ''Channel 2'', pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›