Talebanët kundër negociatave
Militantët talebanë në Afganistan kanë theksuar se nuk janë të interesuar për të marrë pjesë në negociatat me qeverinë ose me forcat e huaja.
Kohët e fundit ka pasur sugjerime se gjeneralët britanikë dhe amerikanë kanë dëshirë të flasin me ta.
Zëdhënësi i talebanëve , Zaibullaj Mujahid, është shprehur me anë të një ndërmjetësi se talebanët ndihen të sigurt dhe se janë duke e fituar luftën.
Talebanët janë të trimëruar nga sinjalet se forcat amerikane dhe aleatët janë duke e shqyrtuar mundësinë për tërheqje nga Afganistani.
Në anën tjetër, Dhoma Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, ka votuar për zvogëlimin për afro 4 miliardë dollarë, të ndihmës për qeverinë në Afganistan.
Kjo lëvizje u bë pas raportit në të përditshmen Washington Post, se zyrtarët e lartë në qeverinë e presidentit Karzai, po i bllokonin hetimet për korrupsion të aleatëve politikë dhe për shkak të supozimeve se ndërmjetësuesit e fuqishëm afganë, miliona dollarë po i dërgojnë jashtë Afganistanit.
Washingtoni gjithashtu ka njoftuar se për vizitë në Afganistan do të shkojë edhe komandanti i ri i forcave amerikane në këtë vend, gjenerali David Petraeus, pasi që ta përfundojë vizitën e tij në selinë e NATO-s në Bruksel.