Tritol 2 shtyllave të tensionit të lartë, riparohet dëmi
LEZHE-Dy shtylla te tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës u dëmtuan me lënde eksplozive e llojit tritol pasditen e të dieles, me 1 Janar.
Për shumë orë njëra shtyllë u mbajt vetëm me një këmbë kurse tjetra u dëmtua në pjesen me të madhe të bazamentit të saj.
Dy shtyllat që rrezikuan të rrezohen jane pjese e linjes se interkonjeksionit 400 kilovolt që përcjell energjinë nga Mali i Zi në vendin tone. Një nga linjat që u dëmtua është Koman-Elbasan.
Në vendgjarje mbërriten forca të shumta policore, drejtues te OST dhe ekspertë nga Tirana. Për disa orë ekspertë antieksploziv punuan për caktivizimin e pjesës tjetër të lëndes eksplozive që ende nuk kishte shpërthyer.
Mesohet se edhe sot në Kallmet të Lezhës vijoi puna për riparimin e defektit të shkaktuar në dy shtyllat e tensionit të lartë.
Sot rreth orës 11:00 përfundoi puna për riparimin e shtyllave duke u njofuar se dëmi u riparua totalisht.
Policia ka nisur hetimet për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)