Ministria: Hysenit nuk iu ndalua të hynte në Etiopi
Ministria e Jashtme e Kosovës përgënjeshtroi lajmin e publikuar në mediat serbe, sipas së cilave shefit të diplomacise kosovare, Skënder Hyseni nuk i është lejuar hyrja në Etiopi, vend ky që nuk e ka njohur Kosovën. Në shtetin afrikan po mbahet samiti i vendeve afrikane, ndërsa një ndër pjesëmarrësit është edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç. Agjencia serbe e lajmeve "FONET" raportoi më herët se mosdhënia e vizës ministrit Hyseni është bërë me kërkesë të Serbisë. Megjithatë, këshilltarja e Skënder Hysenit, Albana Beqiri e hodhi poshtë këtë lajm duke thënë se është i pavërtetë. Beqiri tha se jo vetëm ministri Hyseni, por asnjë delegacion kosovar nuk ka kërkuar të udhëtojë për në Etiopi. Diplomacia kosovare sipas Albana Beqirit kurre nuk ka tentuar te shkoje pa ftesë në forume ndërkombëtare të cilat mbahen në vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Ndërkaq ka të dhëna se ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremiç gjatë qendrimit në Etiopi iu ka kërkuar liderëve afrikanë se njohja e pavarësisë së Kosovës do përbënte kërcenim serioz për kontinentin e tyre. Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se Skënder Hyseni do udhëtojë javën tjetër për në Uashington ku do marrë pjesë në lutjen e mëngjesit, aktivitet tradicional ky që organizohet nga administrata e presidentit të SHBA-së.