E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate Moss, stiliste për Longchamp

Nga supermodele kthehet në stiliste të një shtëpie prestigjioze të modës. Bëhet fjalë për  supermodelen britanike Kate Moss që ka hedhur hapin tjetër në marrëdhënien e gjate me  prodhuesin e çantave Longchamp. Moss ka qenë fytyra e markës së njohur gjatë 4 viteve të shkuara e tashme ka vendosur t’u japë dhe emrin çantave të kompanisë.

Ajo ka krijuar koleksionin e quajtur "Kate Moss for Longchamp" për
kompaninë  60 vjeçare, koleksion ky i promovuar gjatë një mbrëmjeje
organizuar në  hotelin Ritz në Paris.
Një tjetër sukses thonë kritikët për Kate Mos pas linjës së suksesshme
të veshjeve për Topshop. Koleksioni i dizenjuar nga 36 vjecarja do të
jetë pjesë e javës londineze të modës.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›