E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, hyn në fuqi ligji kundër përçes



Mungesa e qeverisë dhe kriza e thellë politike që ka përfshirë vendin, nuk i ka penguar ligjvënësit belgë të kalojnë ligjin që ndalon veshjet e femrave islame, të cilat mbulojnë pjesërisht apo në mënyrë të plotë fytyrën e tyre.
Ligji i ri për veshjet e femrave islame kaloi me shumicën e votave në parlamenti. belg. Vetëm dy prej deputetëve vendas vendosën abstenimin, ndërsa pjesa tjetër votoi pro hyrjes në fuqi të ligjit të ri.
Në normën ligjore nuk përcaktohet shprehimisht nësë veshja e ndaluar është ferexheja apo niqabi, por përkufizohet se të gjithë përsonat të cilët ndodhen në një ambient publik të maskuar totalisht apo pjesërisht aq sa bëhen të paidentifikueshëm, do të ndëshkohen më gjobë si dhe me masë burgimi deri në 7 ditë.
Pas normës së re ligjore Belgjika bëhet shteti i parë perëndimor që ndalon veshjet islame duke i paraprirë Francës, e cila ka deklaruar se do ta ndërmarrë një hap të tillë gjatë muajit maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›