Belgjikë, rrëzohet skena, 3 të vdekur e 71 të plagosur

Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe mbi 70 janë plagosur në festivalin e muzikës Pukkelpop të Belgjikës, pas një stuhie të madhe që shkaktoi rrëzimin e dy skenave.
Mendohet se rreth 60.000 persona kanë qenë të pranishëm në këtë event, që është ndër më të mëdhenjtë në Evropë. Shumë pemë janë rrëzuar mbi skenë, e cila është shembur duke zënë poshtë shumë persona.
Disa pjesëmarrës thanë se ishte si tornado, ndërkohë që moti i keq ka përfshirë Belgjikën.