Fitou:Franca mbështet Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti të enjten ambasadorin e shtetit të Francës, Jean-François Fitou, me të cilin ka biseduar për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit dhe luftimin e kontrabandës dhe krimit, sidomos në veriun e Kosovës. Me tej u vlerësua plani i Ahtisaarit si një mundësi e mirë për serbët e veriut në realizimin e një mirëqenie me të mirë për zhvillim ekonomik. Gjatë takimit u fol edhe për perspektivat e politikës se jashtme të Kosovës”, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Ambasadori francez ripërsëriti se Franca, fuqishëm e mbështet shtetin e ri të Kosovës dhe sovranitetin e saj, si dhe angazhohet për zhvillimin e saj dhe për rritjen e numrit të njohjeve.
“Të dy palët u pajtuan për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Francës, dhe u zotuan të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të bashkëpunuar për Kosovën drejtë integrimeve në Bashkimin Evropian”.