Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 18 miliardë lekë
Gjatë 8 mujorit të këtij viti, shkëmbimet tregtare me Turqinë, kapën një vlerë prej 18 miliard e 917 milion lekë. Instituti i Statistikave publikon se vlera e importeve llogaritet 17 miliard e 48 milion lekë, ndërsa eksportet 1 miliard e 869 milion lekë. Shifrat e mësipërme tregojnë se eksportet shqiptare janë ende shumë të ulëta në krahasim me importet.
Vlerën më të lartë të importeve e shënoi grupi materiale ndërtimi dhe metale, duke arritur në 5 miliard e 493 milion lekë, ndërsa për eksportet vlerën më të lartë e shënoi grupi mineral lëndë djegëse dhe energji elektrike, duke arritur në 965 milion lekë.