E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, rritet numri i të punësuarve

Në pjesën e dytë të gjashtë mujorit të parë të këtij viti, Instituti i Statistikave (INSTAT), bën të ditur se është rritur forca e punës, me rreth 2.39% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti dhe një rritje prej 2.58 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2007.

Arsye për këtë rritje INSTAT vë re shtimin e numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë. Sipas të njëjtit burim, një prej arsyeve të rritjes në forcën e punës është rritja e numrit mesatar të të punësuarve në sektorin privat bujqësor, vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës të vitit 2007.

Ky ndryshim prej afro 5% në këtë kategori ka ndikuar në uljen e shkallës së papunësisë, që për tremujorin e dytë te 2008 përllogaritet të jetë 12.66 për qind. Por ndërkohë që rritet numri i të punësuarve, nga ana tjetër shtohet numri i të papunëve për shkak të daljes në tregun e punës të mijëra të rinjve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›