E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy parqe të reja industriale

Dy parqe të reja industriale do të ndërtohen në Vlorë dhe në Shëngjin. Gjatë një konference të organizuar sot, i pranishëm ishte e kryeministri Berisha, ku dhe u nënshkruan kontratat për dy parqet e reja industriale, në Vlorë dhe Shëngjin, përkatësisht nga shoqëritë ‘Idea Vlora sh.a’ dhe "Atz International Tirana", shp.k.

Për parkun industrial të Vlorës do të financohen shumë prej 21 milion euro, ndërsa sipërfaqja e tij do të jetë 125 ha. Ndërtimi i këtij parku, do të ofrojë rreth 18 506 vende pune. Ndërsa parku industrial i Shëngjinit, një investim prej 17 milion euro, do të zërë një sipërfaqe prej 3.2 ha dhe në të do të krijohen vende pune për rreth 3 mijë persona.

Kryeministri Sali Berisha garantoi të hënën të gjithë biznesmenët që investojnë në Shqipëri se, qeveria që ai drejton është e vendosur t’i mbështesë në çdo përpjekje dhe të vendosë ligjet më të mira e praktikat më të avancuara, në mënyrë që ata të kenë sukses të plotë me investimet e tyre.

Berisha nënvizoi se nënshkrimi i kontratave për këto dy parqe është një moment i rëndësishëm sepse “hap një kapitull të ri në përpjekjet e kësaj qeverie për të krijuar në Shqipëri mjedisin miqësor për biznesin”. “Ky është një angazhim i vështirë, pasi duhen kapërcyer një numër barrierash, por kjo qeveri ka një vullnet të plotë, që vërtetë të krijojë në Shqipëri një klimë miqësore ndaj investitorëve”.

Berisha ka kërkuar që të rimerret në konsideratë studimi për zhvillimin industrial të luginës Tiranë- Durrës. “Kjo zonë duhet parë me përparësi absolute, veçanërisht me përshtatjen e infrastrukturës”, tha Kryeministri duke cilësuar se “kjo është zona më e përshtatshme në këtë drejtim, ndoshta në të gjithë Evropën”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›