Belleti befasohet nga spekulimet

Juliano Belletti ka thënë se është i befasuar nga spekulimet rreth largimit nga Chelsea dhe rikthimit në vendlindjen e tij, Flamengo.
Mbrojtësi brazilian ka dështuar të zërë vend në formacionin bazë të gjigantit londinez, pas ardhjes nga Barcelona më 2007, mirëpo beson se ende mund të luajë rol të rëndësishëm në ekip.
“Flamengo? Kjo më befason e sidomos për faktin se Chelsea tashmë ka thënë se nuk dëshirojnë të më lirojnë në janar”, tha Belletti, për Globo Esporte.