E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oliç, më i miri i Kroacisë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Ivica Oliç, është votuar futbollisti më i mirë kroat, për vitin 2009, në një zgjedhje të organizuar nga e përditshmja kroate Vecernji List.

Oliç përfundoi para futbollistëve, si mesfushori i Shakhtar Donetsk, Darijo Srna dhe dyshes së Tottenhamit, Luka Modric dhe Niko Kranjcar.

Oliç impresionoi në Hamburg në gjashtë muajt e parë të vitit 2009, ndërsa ka shkëlqyer pas transferimit në Bayern gjatë verës së vitit të kaluar. Ai ka shënuar gjashtë gola në 14 ndeshje në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›