Xhuzepe Rosi kërkon të rikthehet në Itali
Rosi është vënë në shënjestrën e klubeve italiane që në fillim të sezonit, dhe një rikthim të mundshëm në Itali e përforcon edhe menaxheri i tij, Andrea Pastorelo.
Por, menaxheri i futbollistit italian thekson se kalimi i Rosit në Serinë A mund të ndodhë vetëm në përfundim të sezonit.
“Xhezepe është i ambientuar mjaft mirë me jetën spanjolle, -deklaron për ‘Sport Italia’ menaxheri. – Por, ai dëshiron që në përfundim të sezonit të rikthehet në kampionatin italian”.
“Fillimisht ai do të jetë i angazhuar në Botërorin e Afrikës, dhe më pas do të vendosë përfundimisht se çfarë do të ndodhë”, deklaron menaxheri i Xhuzepe Rosit.
Më tej, Pastorelo shton se klubet e interesuar për shërbimet e Rosit janë Inter, Juventus, Milan dhe Napoli.