E Diel, 1 Nëntor 2026

Errësira në Qemal Stafa në fokusin e mediave botërore

Skandali per ikjen e dritave ne stadiumin “Qemal Stafa” ne ndeshjen miqesore Gramozi-Real Madrid ka qene pjese e lajmeve ne mediat prestigjoze boterore. E perditeshmja spanjolle “Marca”, nje gazete kjo prane klubit madrilen i ka rezervuar ngjarjes nje vend ne faqen e saj te pare, nderkohe qe artikulli perkates titullohet “Kaka dhe Benzema ishin drita ne Shqiperi”. I derguari i kesaj gazete ne Tirane shpjegon ne radhet e tij se “black-out” ndodhi ne fillimin e pjeses se dyte dhe futbollistet e Realit priten me shume se nje ore e gjysme per te vazhduar ndeshjen.

Edhe e perditeshmja tjeter sportive “AS” i meshon faktit qe skuadra
madrilene duhet te priste gjate per te vazhduar ndeshjen e cila sipas
saj u nderpre nga nje “black-out” qe perfshiu te gjithe kryeqytetin
shqiptar. Ajo qe ndodhi ne stadiumin “Qemal Stafa” ne miqesoren qe duhet
te ishte nje shfaqe spektakli eshte pasqyruar edhe ne faqet sportive te
gazetave prestigjoze politike spanjolle. “Realit i ikin dritat”, shkuan
“El Pais”, ndersa “La Vanguardia” titullohet ne faqen e saj sportive
“Reali i Madridit erresohet ne Shqiperi”.

Me ironike ne paqyrimin e lajimit ka qene britanikja “The Indipendent”,
qe fokusohet te ylli i skuadres madrilene Cristiano Ronaldo. “Kur u
tranferua ne Madridi veren e shkuar per te luajtur me nente here
kampionet e Evropes, Cristiano Ronaldo nuk e kishte cuar kurre ne mend
se nje mbremje do te ndodhej ne periferi te Tiranes per te pritur me
shume se 90 minuta fillimin e nje ndeshjeje per shkak te nje
“black-out”, shkruhet ne artikullin e “The Indipendent”.

Edhe e perditeshmja prestigjoze italiane “La Republica” i ka dhene
hapesire lajmit te ndodhur ne stadiumin kombetar. “Reali fiton ne
Shqiperi pas 90 minutave black-out”, lexohet ne gazeten italiane.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›