Imuniteti/Berisha: Kemi pranuar variantin e Edi Ramës, ta votojë
Kryeministri Berisha vijon të këmbëngulë se duhet hequr imuniteti për zyrtarët e lartë. Në mbledhjen e qeverisë Berisha i bëri apel Ramës se do të pranoj variantin e opozitës vetëm që të votohet më 6 gusht me konsensus.
Apeli i Berishës
Kryeministri Berisha i kërkoi kreut socialist Edi Rama të votojë draftin për kufizimin e imunitetit në 6 gusht. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri tha se janë pranuar pjesa më e madhe e propozimeve të socialistëve për draftin për imunitetin. Duke iu referuar datës së caktuar kryeministri tha se është përcaktuar nga neni i rregullores së Kuvendit që u propozua nga socialistët në 2008-tën, për të cilën palët janë të detyruara ta respektojnë. “Pas atij dëgjimi historik në Parlamentin shqiptar, përfaqësuesit e të dy grupeve të mëdha u ulën së bashku ditë me radhë, punuan, absolutisht shumica duke bërë një pas një të gjitha lëshimet duke përfillur të gjitha kërkesat e PS. Do hyjë në Gines si i vetmi opozitar që e do kryeministrin me imunitetit. Ne ishim për projektin e parë si më i miri, më i thelli, më i ploti por ne nuk mund të themi se ishte vetëm ai që i përgjigjej problemit dhe nuk kishte rrugë të tjera gjykuam të përfillim me të gjitha sugjerimet e PS të cilat për hir të së vërtetës dolën shumë prej tyre gjatë seancës së dëgjimit nga faktorë të tjerë”, tha kryeministri.
Varianti për imunitetin
Mazhoranca dhe opozita ndonëse ranë dakord për një draft të përbashkët për imunitetin, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta votuar këtë projektligj në seancën parlamentare të 6 gushtit. Drafti konsensual është votuar pasditen e djeshme në Këshillin e Legjislacionit nen për nen, por opozita refuzoi ta votojë atë në tërësi duke deklaruar se këtë qëndrim do të mbajë edhe në seancën plenare të 6 gushtit. Socialistët këmbëngulën që imuniteti të jetë pjesë e një pakete ndryshimesh kushtetuese, të cilat do ti votojë vetëm në shtator. Ndërkohë, demokratët e kanë quajtur veprimin e opozitës si një tentativë të radhës për të bllokuar procesin e integrimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi seancën e radhës pasditen e djeshme për amendimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit. PS e PD prezantuan draftin e përbashkët mbi një çështje të tillë. Por pavarësisht se një draft i njësuar, sërish PS këmbëngul në përfshirjen e këtyre ndryshimeve kushtetuese dhe ajo pjesë propozimeve të saj që lidhen me reformën në zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
Qeveria shkarkon nga detyra
kryekomunarët e Rrethinës e Lenies
Qeveria vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës Rrethina, Kleves Muja dhe të kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici. Propozimi për shkarkimin e Kleves Mujës ishte i ministrit të Brendshëm, bazuar në dokumentacionin e Policisë së Shtetit për pjesëmarrje të tij në grupe të organizuara kriminale të drogës në Itali dhe kërkesën që pala shqiptare ka marrë për ekstradimin e tij nga autoritetet e drejtësisë së këtij shteti. Kleves Muja ishte kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011. Propozimi për shkarkimin e kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici erdhi pasi Kontrollit i Lartë i Shtetit, konstatoi shkelje të rënda të ligjit në veprimtarinë e tij si kryetar komune.
Çelet në gusht në Tiranë ambasada izraelite
Në fillim të muajit të ardhshëm çelet ambasada izraelite në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur gjatë takimit të ministrit të Jashtëm Edmond Panariti, me ambasadorin izraelit, David Cohen. Ministri Panariti u shpreh se spektri i konkretizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike do të njohë një dimension të ri me hapjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë, në fillimin e muajit të ardhshëm. Nga ana e tij, Ambasadori Cohen konfirmoi se hapja e Ambasadës izraelite në Shqipëri, do të përurohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Shtetit të Izraelit, Avigdor Liberman, i cili do të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Anash
Braçe: Ja pse jam kundër draftit
konsensual për kufizimin e imunitetit
Nga Erion Braçe
Unë jam kundër draftit te kompromisit për kufizim të imunitetit të funksionit të deputetit. Nuk kam asnjë arsye personale. Por kam arsye parimore. Po i rendis:
E para- drafti i kompromisit nuk garanton mbrojtje të plotë të deputetit në ushtrim të funksionit te tij kushtetues, të besuar nga zgjedhësit e tij.
Siç Kushtetuta aktuale, e cungët, drafti i kompromisit mbron deputetin për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna vetëm në sallën e Kuvendit! Asgjë me shumë! Në fakt veprimtaria kushtetuese e deputetit, në përfaqësim të zgjedhësve dhe ushtrim të kontrollit parlamentar, zhvillohet edhe jashtë sallës së Kuvendit! Veçanërisht kjo pjesë e detyrës së deputetit, ligjërimi i tij politik-publik, në funksion të kontrollit parlamentar është kthyer në element represioni ndaj opozitës. Gjithnjë në funksion të mbrojtjes së veprimeve antiligjore e tërësisht abuzive të qeverisë.
E dyta- drafti i kompromisit vijon ti krijojë avantazh represionit të qeverise mbi deputetin, ligjërimin e tij politik-publik, duke u mbështetur fort tek shpifja.
Prej mëse 1 viti, kur një grup deputetësh socialistë nisën tu flasin shqiptareve fort e hapur për korrupsionin e qeverisë, është ngritur një skeme e paparë represioni ndaj fjalës së lirë të deputetit.
Çdo e vërtetë e faktuar me prova e dokumente, paditet nga qeveria si shpifje, mbështetur ne avantazhin që krijon Kushtetuta (ajo mbetet në fuqi) dhe kapja e gjykatave nga qeveria. Rasti im është tipiku: Kisha e kam mbi 2000 faqe dokumente (shtohen çdo dite) për vendimmarrjen klienteliste të Këshillit Mbikëqyrës të Albpetrol dhe qeverise në favor të kompanisë Stream Oil&Gas. Padita në Prokurori. Prokuroria heton dhe në vendimin e saj thotë: Faktet e paraqitura nga unë qëndrojnë si të vërteta, por nuk përbëjnë vepër penale! Deputetja në aferë më padit për shpifje. Gjykata e kapur nga qeveria, pavarësisht nga vendimi i prokurorisë për të njëjtën çështje, më dënon mua për shpifje!
Drafti i kompromisit nuk e zhbën këtë skemë represioni, e lë në fuqi, duke i dhënë një goditje të forte kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.
E treta- drafti i kompromisit heq lejen që Prokuroria duhet të marrë në Kuvend për të hetuar deputetin. Tani është e lirë të hetojë mbi cilindo. Në letër. (Ka të tjerë instrumente që e kufizojnë këtë liri dhe këta i disponon dhe i konsumon qeveria. Ky është superimuniteti që nuk cenohet nga kërkush).
Por mua më bën përshtypje fakti se për arrestimin e deputetit, Kuvendi i jep leje Prokurorisë me votim te hapur!
Më sjellin si argument atë që ndodh gjetkë në Evropë, por secili prej argumentuesve pranon botërisht që drejtësia në këtë vend është jo funksionale, e korruptuar dhe e kapur nga politika. Atëherë?
Në anë tjetër nuk mund të mos vë re inkoherencë thelbësore mes nesh: ne prej muajsh në atë qe njihet si procesi i reformës parlamentare po kërkojmë rivendosjen e institucionit të votës së fshehte në Kuvend! Atëherë?
Dikujt, dje, ky qëndrim iu duk debat për gazetë dhe vuri pika në ajër. Por nuk është kështu.
Unë e di se për shumë qytetarë shqi