Bello: Shqipëria i ka dëmtuar vetë burimet energjitike

Shqipëria i ka dëmtuar vetë burimet energjitike duke u futur në krizë. Sipas ekspertit të energjitikës Pajtim Bello pas viteve 90 konsumi i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm ndërkohë që prodhimi është ulur.
Sipas Bellos humbja në rrjete, vjedhja e energjisë dhe nxjerrja jashtë funksionit e termocentraleve kanë bërë që prodhimi i energjisë elektrike në vend të ulet kurse konsumi të pësoj rritje.
Ndërkohë që ndikimin e reshjeve intensive të dëborës eksperti i energjisë deklaron se do të ndihet gjatë mesit të muajit mars. E megjithatë shkrirja e dëborës nuk pritet të stabilizoj situatën.
Shqipëria ndodhet në një krizë energjitike si pasojë e prodhimit të paktë të energjisë elektrike.