E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, rritje ekonomike me 3%

Ndonëse ekonominë në Eurozonë e ka mbërthyer kriza ekonomike, tjetër panoramë paraqitet në superfuqinë botërore, SHBA. Ekonomia e Shteteve të Bashkuara është rritur për 3 për qind në çerekun e katërt të 2011-ës.

Shifrat e publikuara nga Qeveria amerikane shënojnë një përmirësim të lehtë nga vlerësimi fillestar prej 2.8 për qind, i cili pritej të konfirmohej sot.
 

Tremujori i katërt i 2011-ës e ka lënë bruto prodhimin e brendshëm amerikan të pandryshuar nga pjesa paraprake e vitit, përkatësisht në vlerën 1.7 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›