Biznesi, ndryshohet ligji për Tatimin mbi Vlerësin e Shtuar
29/02/2012 Drafti i ri prezantohet në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Biznesit
Tashmë do të paguajnë TVSH edhe personat jo rezidentë në Shqipëri
Ndryshon totalisht ligji për TVSH-në pas 17 vjetësh. Ministria e Financave ka bërë prezente detajet e ligjit të ri për TVSH-n, i cili është hartuar nga ekspertë të tatimeve dhe të financave. Ndryshimet që janë bërë brenda ligjit, janë në përputhje me direktivat e ligjeve ndërkombëtare si dhe kanë ardhur si nevojë e problematikave që janë hasur gjatë praktikës. Ndryshimet janë bërë publike, dje gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Biznesit, ku u prezantuan edhe ndryshimet në ligjin e TVSH-së, përfaqësuesit e biznesit fason kërkuan heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për makineritë dhe pajisjet teknologjike. Ligji përcakton në mënyrë të veçantë të drejtat që kanë personat jorezidentë në taksimin ndaj shërbimeve që ata kryejnë ndaj konsumatorëve shqiptarë. Sipas ligjit të ri shërbimet që kryhen jashtë Shqipërisë, për persona të tatueshëm jo rezidente, tatohen në vendin ku ato kryhen. Ndërkohë kur këto furnizime kryhen për persona të patatueshëm tatohen me 20 për qind, pavarësisht nëse janë vendas apo të huaj. Me ligjin e vjetër, të dy rastet ishin të përjashtuara nga TVSH-ja. Po ashtu, sipas ligjit të ri përfshihen në skemën e TVSH-së, mallrat e përdorura, ndërsa aktualisht këto mallra janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Ndër të tjera edhe reklamat e medias së shkruar apo elektronike do të përfshihen në skemën e TVSH-së me ligjin e ri, duke u tatuar 20 për qind. Sipas kryetarit të shoqatës së fasonistëve, Gjergj Gjika, makineritë shërbejnë për investime të mëtejshme në këtë sektor, ku përballimi i konkurrencës, sidomos jashtë vendit është tepër i vështirë. Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Biznesit, ku u diskutuan draftet për ndryshime në ligjet për sigurimet dhe TVSH-në, Gjika kërkoi edhe një përcaktim më të qartë të subjekteve që përjashtohen nga TVSH-ja dhe shtyrjen e afateve për pagesën e saj. Nga ana e tij, Zv.Ministri i Financave, Alfred Rrushaj, bëri një prezantim më të detajuar të dy projektligjeve dhe theksoi se, në ndryshim nga mbledhjet e mëparshme, dy draftet janë paraqitur në Këshillin Konsultativ të Biznesit pa u konsultuar më parë me grupet e interesit, për shkak të rëndësisë që kanë ato. Ligji për TVSH-në ndryshon pas 29 ndërhyrjeve që i janë bërë në vite.
Sigurimet
Kryetari i shoqatës së siguruesve shqiptarë, Avni Ponari, kërkoi një rishikim të draftit për sigurimet dhe risigurimet. Sipas tij, janë ndryshuar përkufizimet e emërtimeve, gjë që cënon funksionalitetin e këtij tregu. Ponari është shprehur se, tregu i sigurimeve në vend është nën potencialet e tij, ndaj nevojiten më shumë përpjekje për rregullimin dhe rritjen e tij. Diskutimet dhe paraqitja e opinioneve mbi ndryshimet në të dyja draftet do të vazhdojnë edhe për tre muaj, para përpilimit të tyre përfundimtar dhe dorëzimit në Këshillin e Ministrave.