Bello: Stop modelit “Rama” në PS
14/08/2009 Kritikët e Ramës zbardhin kërkesat për ndryshimet statutore
Kongresi i jashtëzakonshëm vendos mbi fatin e platformës “Blushi”
Kërkesat për ndryshime statutore po bëhen çdo ditë e më prezente mes radhëve të socialistëve. Janë pikërisht përfaqësuesit socialistë që tashmë nuk pajtohen me mënyrën se si është drejtuar apo si ka funksionuar Partia Socialiste gjatë këtyre katër vjetve dhe kërkojnë ndërhyrjen në ligjin themeltar të kësaj partie. Do të jetë platforma e kundërshtarëve të kryetarit aktual Edi Rama ajo që do t’i kërkojë forumit më të lartë vendimmarrës të PS-së që t’u hapë rrugë këtyre ndryshimeve, me qëllim rishikimin e kompetencave të kryetarit të partisë, rastet e shkarkimit të tij dhe fuqizimin e Kongresit. Njëkohësisht kjo platformë synon zgjerimin e hapësirave demokratike, të cilat në gjykimin e grupit kundër Ramës janë ngushtuar ndjeshëm nga ky i fundit.
Deklarata
Deputeti socialist Marko Bello, i cili tashmë njihet si një nga kundërshtarët e Ramës, bëri me dije lidhur me atë çfarë pritet që ky grupim do t’i kërkojë kongresit të jashtëzakonshëm të 29 gushtit. “Të përcaktohet shumë qartë në statut çdo të thotë ‘ndërprerje mandati’, sepse me sa duket në Shqipëri njerëzit kanë nevojë për detaje, edhe pse ndonjëherë djalli fshihet pas detajeve. Të jetë një kusht i padiskutueshëm përfshirja në listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë të liderit të partisë apo të udhëheqësit të Partisë Socialiste. Kongresi, i cili patjetër duhet të ketë kompetenca në programin e PS-së, ta ratifikojë programin elektoral qeverisës të PS-së e t’i japë vulën përfundimtare listës së kandidateve të PS-së dhe jo t’i lihet në dorë vetëm liderit, që mund të zgjedhë miqtë dhe shokët e tij dhe në momentin e fundit mund të marr njerëz dhe nga rruga për t’i bërë deputetë. Të mos shkarkohen më me nivel kryesie ata që zgjidhen me ‘një anëtar, një votë’ në nivel komunal apo të bashkive", - vuri në dukje Bello. Ndërkohë, ndalur në rikandidimin e pritshëm të kreut Rama për këtë post, deputeti socialist sqaroi: “Në rastin konkret të humbjes së zgjedhjeve parlamentare dorëheqja është një penalizim, që nuk lë mundësi për rikandidim. Unë nuk jam me parimin kundër rikandidimit, përfshirë dhe të kryetarit aktual, por statuti kështu e ka. Ashtu si kushtetuta për një vend, edhe statuti për një parti është pikërisht për të penalizuar, për të mos u dhënë hapësirë liderëve të papërgjegjshëm, që duan me çdo kusht të mos largohen nga kryesimi i partisë”.
Qëndrimi
Pavarësisht besimit për mbështetjen e gjerë që do të sigurojë platforma e njohur tashmë si platforma “Blushi”, Bello nuk harron të vërë në dukje faktin se gara do të jetë e vështirë. Sipas tij, kjo platformë, e përbërë nga 10 pika, do të sigurojë përkrahjen e të paktën 1/3 së Kongresit, por gara do të jetë e vështirë, e kjo pasi partia ndodhet totalisht në duart e kryetarit Rama, i cili ka marrë dhe kontrollin e të gjitha strukturave të partisë. “Lideri është kapur pas kolltukut dhe mendon se është i pazëvendësueshëm, apo se e do shumë baza, e cila nëpërmjet peticioneve kërkon që ai të mbetet në krye të partisë. Gjatë katër vjetve u vunë re deformime të thella në PS në drejtimin e saj, gradualisht po tentohej t’i jepej forma e PD-së, ku askush nuk pipëtin dhe flet vetëm lideri. Ekziston ajo që quhet ‘demokraci patriarkale’, ku shumica vendos për çdo gjë dhe pakica është e detyruar të heshtë. Gradualisht po shkohet drejt një hullie të rrezikshme, që mund të mbyllet si parti, në kuptimin që të kthehet në një kastë në dorën e një grupi njerëzish të pasuruar", - vijon Bello. Njëkohësisht në gjykimin e deputetit socialist selia rozë në këtë kohë krize nuk ka nevojë për një lider të gjithëpushtetshëm, por për qarkullim elitash dhe vlerësim kontributesh. “Gradualisht zoti Rama na ka përfaqësuar të gjithëve, duke ngushtuar hapësirat demokratike të partisë. Kemi heshtur të gjithë, për shkak se kemi qenë shumë pranë zgjedhjeve të përgjithshme dhe do të ishte fatale për një parti në qoftë se do të kishte probleme të brendshme”, - nënvizoi Bello gjatë fjalës së tij.
Platforma “Blushi”
Kundërshtarët e kryetarit Rama përmes ndryshimeve në statut kërkojnë të forcohet roli i Kongresit në PS, duke i dhënë atij fjalën e fundit në miratimin e programit elektoral dhe kandidateve të PS-s në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme. Të përcaktohen në statut detyrimi i kryetarit për të kandiduar në listën e deputetëve në rast zgjedhjesh parlamentare, të sqarohet përfundimisht çështja e rikandidimit të kryetarit në rast humbjeje të zgjedhjeve të përgjithshme, të pasurohet përbërja e Asamblesë Kombëtare duke gjetur një ekuilibër mes prurjeve të reja në parti dhe njerëzve të mandatuar në Kuvend dhe në bashki e komuna, të zgjerohet dhe forcohet roli i konferencave socialiste të qarqeve.
Platforma “Rama”
Kongresi do të marrë vendim lidhur me rezolutën e propozuar nga kreu Rama, e cila u miratua gati në unanimitet nga anëtarët e AK-së. “PS-ja vlerëson rezultatin e këtyre zgjedhjeve të papranueshëm si një shprehje e deformuar e vullnetit të zgjedhësve nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral para, gjatë dhe pas 28 qershorit. PS-ja e konsideron me legjitimitet thellësisht të cunguar çdo produkt institucional dhe politik të rezultatit të këtyre zgjedhjeve” Këto janë disa nga pikat e rezolutës që pritet të paraqiten në Kongres.
Gara në PS
I vetmi që ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të PS-së është deputeti socialist Arben Malaj, i cili nuk ka vonuar të bëjë publike pikat kryesore ku do të përqendrohet platforma e tij. “PS-ja pa një vizion të qartë, pa koalicione në rritje dhe pa një lidership që i maksimizon të gjithë aktorët e saj dhe jo thjesht ka një pushtet absolut në dorën e tij, do të jetë e vështirë që ne do të jemi optimiste në sfidat e ardhshme të PS-së”, - vlerësoi Malaj. Njëkohësisht, sipas tij, në rrugën e re në opozitë kryetari i ardhshëm i PS-së pa dyshim që do të këtë rol kyç. Ndërkohë pritet që në kongresin e jashtëzakonshëm të mund të bëhen publike kandidaturat e tjera.
Kongresi
Statuti i PS-së ka të përcaktuar kompetencat e Kongresit të kësaj partie. Kështu pika 3 përcakton se përfaqësia e Kongresit administron kandidaturat për kryetar të PS-së, shoqëruar me kërkesat për kandidim dhe platformat për drejtimin e partisë të paraqitura prej tyre. Kandidatët për kryetar të PS-së duhet të kenë të paktën një mandat përfaqësimi politik si të zgjedhur në AK të PS. Kandidatët për kryetar të PS-së paraqesin në Kongres platformat e tyre. Kongresi vendos datën e zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryetarit të PS-së sipas parimit “një anëtar, një votë”, jo më vonë se dy muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Ndërkohë që neni 28 përcakton detyrimet për kreun e partisë, ku pika 2 përcakton se mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative.
Debatet në PS
AK-ja shënoi fitoren e parë të Ramës
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste i dha fitoren e parë kryetarit të kësaj partie, duke miratuar rezolutën e propozuar prej tij. Kështu, gati në unanimitet anëtarët e këtij forumi miratuan pikat e një rezolute të tillë, duke rrëzuar propozimet e ardhura nga grupimi tjetër në këtë forum. Në këtë mënyrë, gjatë mbledhjes së këtij forumi, i mbledhur pak kohë më parë, u duk qartë se përbërja e këtyre strukturave as më shumë e as më pak është e gjitha në mbështetje të kryetarit të partisë. E një fakt i tillë u vu re në votimin në unanimitet të rezolutës “Rama”, ku vetëm 15 vota ishin kundër kësaj rezoluteë. Një votim i tillë nuk i dha mundësinë rezolutës “Blushi”, e cila u prezantua në fillim të mbledhjes nga anëtarja e këtij forumi Mimoza Hafizi, rezolutë që kërkonte nga lidershipi i Partisë Socialiste të njohë humbjen e këtyre zgjedhjeve, për pasojë rezultatin e tyre. Njëkohësisht i mëshoi me forcë, pavarësisht se nuk u përqafua nga anëtarësia e këtij forumi, që të përgatitej një analizë e thelluar e humbjes dhe identifikimit të shkaqeve të rezultatit zgjedhor, por kërkoi dhe një bashkëpunim jo vetëm me aleatët, por dhe me partitë të tjera të spektrit të majtë, përfshi këtu LSI-në. Rezoluta “Rama” nuk njih rezultatin e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, por ndërkohë grupi parlamentar i PS-së do të jetë pjesë e kuvendit të ri.
Forumet e PS-së
Statuti, kryetari vendos rikompozimin
Zhvillimet e pritshme në Partinë Socialiste do të sjellin rifreskimin e forumeve të kësaj partie. Por ky riorganizim do të ishte më i mundshëm në rastin kur kreu aktual i PS-së Edi Rama në garën për këtë post të rezultojë fitues për një mandat të dytë në krye të PS-së. Ndërkohë që duke iu referuar statutit të kësaj partie forumi i parë që do të prekej nga këto ndryshime do të ishte kryesia dhe sekretariati ekzekutiv, pasi kryetari i partisë ka të drejtë të bëjë propozimet për zgjedhjen e tyre. Referuar nenit 26, pika 4 e ligjit themeltar të PS-së, përcakton se “Asambleja Kombëtare e PSSH-së zgjedh kryesinë e PSSH-së, numri i anëtarëve të kryesisë miratohet nga Asambleja Kombëtare me propozim të kryetarit të Partisë. Kryetari i PSSH-së paraqet listën e plotë me kandidatura për anëtarë të kryesisë së PSSH-së. Asambleja Kombëtare e PSSH-së ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë deri në 1/3 e listës së paraqitur. Çdo kandidaturë shtesë mbi listën e propozuar për anëtar të kryesisë së PSSH-së duhet të ketë mbështetjen e 10% të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Ndërkohë po në bazë të këtyre përcaktimeve pika 5 e këtij neni saktëson se “Asambleja Kombëtare e PSSH-së me propozim të kryetarit të Partisë miraton numrin dhe strukturën e Sekretariatit. Kryetari i partisë i paraqet Asamblesë Kombëtare për miratim kandidaturat për sekretarë të PSSH-së për secilin post”.