“Degët e thesarit nuk pranojnë dosje të mangëta”
14/08/2009 Ministria e Financave: Rreth 1300 ish-të dënuar politikë kanë përfituar kompensim
Ish-të dënuarit politikë që përfitojnë kompensimin për ditët e kaluara padrejtësisht në burg apo trashëgimtarët e tyre duhet të bëjnë kujdes me dokumentet. Degët e thesarit nëpër rrethe nuk do të pranojnë dosje pa dokumentacion të rregullt dhe të plotë. Ky është urdhri më i fundit që kanë marrë nga sektori i dëmshpërblimit në të holla pranë Ministrisë së Financave. Të dhënat e këtij sektori tregojnë se nga 3700 ish-të dënuar që presin kompensim financiar janë plotësuar vetëm 1300, duke respektuar të gjitha rregullat e ligjit për dëmshpërblimin e kësaj kategorie.
Mangësitë
Sipas burimeve të këtij sektori, në shumë raste dosjet e këtyre personave nuk janë të plota dhe kanë mangësi në dokumentacion. “Nga këto tri vendime, më konkretisht vendimi nr. 1699, nr. 707 dhe nr. 784 janë bërë pagesa rreth 1300 veta. Për personat që nuk jetojnë, qoftë edhe ata që mund të kenë vdekur pasi kanë aplikuar, është e domosdoshme të paraqitet dëshmia e trashëgimisë. Do t’u bëja apel degëve të thesarit në rrethe që të mos pranojnë dokumente të personave të interesuar me këtë mangësi. Nëse një dokument mungon, ajo dosje mbetet e vdekur këtu”, - thotë Lekë Hajdari, përgjegjës i sektorit të pagesave për ish-të përndjekurit në Ministrinë e Financave.
Procedura
Kur ish-i përndjekuri nuk jeton ose ka vdekur pas daljes së vendimit për dëmshpërblimin, përfituesit janë trashëgimtarët e ligjshëm. Ata duhet të depozitojnë pranë degës së thesarit ose pranë Ministrisë së Financave certifikatë vdekjeje të ish-të dënuarit, certifikatë të trungut familjar, dëshminë e trashëgimisë së ish-të dënuarit politik, prokurë, kur autorizohet një person për të bërë veprimet, numrin e llogarisë në njërën nga bankat e miratuara. Pagesa pastaj vijon normalisht nga Banka e Shqipërisë në llogarinë e përfituesit brenda një muaji. Është kusht i domosdoshëm për pagesë përputhja e plotë e të dhënave me ato të shënuara në listë.
Për çdo ditë burg
Is-të dënuarit do të përfitojnë 2 mijë lekë për çdo ditë burg. Ata që kanë qenë të internuar ose të rrethuar në tela me gjemba nga viti 1944 deri në vitin 1954 do të përfitojnë nga 1 mijë lekë për çdo ditë burgim. Sipas ligjit, përfitues janë ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist të periudhës 30 nëntor 1944 deri më 1.10.1991, të cilët kanë kryer dënim penal të padrejtë dhe kanë vuajtur pjesërisht apo plotësisht dënimin e dhënë, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuar gjatë periudhës 30 nëntor 1944 deri më 1.10.1991. Që prej vitit 1991, kur morën fund persekutimet për motive politike, këto shtresa ende nuk janë kompensuar financiarisht.