Belsh/ Ndezi zjarr në tokën e tij, përhapja e flakëve djeg 15 hektarë sipërfaqe pylli, në pranga autori

Policia ka arrestuar autorin e një zjarrvënie në fshatin Lisaj në Belsh.
Sipas burimeve nga policia, shtetasi K. L., dyshohet se për shkak se ka hedhur një cigare të ndezur në tokën e tij ka aktivizuar një vatër zjarri dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/