Bashkia e Lezhës thirrje banorëve: Përgatituni, 2 ditët në vijim pritet furtunë dhe përmbytje

Bashkia e Lezhës ka bërë të ditur se në dy ditët në vijim pritet mot i keq dhe me reshje të dendura shiu.
Sipas njoftimit të nxjerrë nga bashkia e Lezhës, banorët e këtij qyteti dhe rrethinave duhet të përgatiten për një mot të keq, pasi pritet furtunë që në orët e para të mëngjesit të 29 gushtit.
Gjithashtu, theksohet se qarku i Lezhës do të përballet me një situatë të vështirë nga moti i keq i cili pritet të nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit.
“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se pasnesër mbrëma, duke gdhirë data 29 rreth orës 1:00 deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu!
Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!
Përveç masave që do të marrim ne ju lutemi banorëve që të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Lezhës.
/rtsh.al/