Belsh, katër të arrestuar duke vjedhur

Të arrestuarit janë: Klodian Tarka (24) - banues në Belsh, Shyqyri Gurri (18) - banues në Belsh, Fatjon Ramazani (21) - banues në Cërrik, si dhe E.P. (16) - banues në Belsh.
Këta shtetas u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin një dyqan me artikuj ushqimorë në qendër të Belshit, i cili ishte në pronësi të shtetasit Q. Cani.
Ata nuk arritën ta finalizon in planin e tyre të vjedhjes, pasi janë kapur në flagrancë nga policia. Ndaj tyre u mor masa e arrestit në flagrancë, pasi akuzohen për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone".
Kohët e fundit vjedhjet janë kthyer në një fenomen shqetësues për zonën e Belshit, ndërkohë që puna e policisë në këtë drejtim ka qenë tepër e dobët. Megjithëse vjedhjet në zonë janë bërë të zakonshme, ky është rasti i parë që policia ndërmerr një aksion serioz për kapjen e autorëve. /Start/
2011-06-25 15:49