E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Të shtunën tabelat përmbledhëse për Tiranën

Burime zyrtare nga KQZ, thanë se administrata e Komisionit po vijon përpunimin e të dhënave të mbledhura, pas përfundimit të numërimit të votave të kontestuara në 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit.

Më pas është Drejtoria Juridike e KQZ-së që harton pr/aktin, miratimi i të cilit bëhet me shumicë të thjeshtë (4 vota). Një ditë më parë, përfundoi numërimi i votave të kontestuara për 11 njësitë bashkiake në Tiranë, ku nga të dhënat, kandidati demokrat Lulzim Basha, shpallet fitues me 95 vota plus kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-24 16:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›