E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belsh mbytet ne liqen 53 vjecarja

Një 53 vjeçare është mbytur mbrëmjen e djeshme në liqenin e Belshit. Nurije Kuqja, 53 vjeç është vetëmbytur në liqenin e Cestijes, në kohën kur ishte duke punuar me burrin e saj. Pak minuta se të mbytej ajo i tha të shoqit se do të mblidhte dru zjarri, por nuk u kthye më.
Sot në mëngjes të afërmit e gjetën të pajetë në breg të liqenit. Grupi hetimor i policisë, paraprakisht ka konkluduar se 53 vjecarja, nënë e tre fëmijve, nuk është mbytur nga dikush tjetër, por është vetëmbytur dhe se ajo vuante prej kohësh nga depresioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›