E Diel, 1 Nëntor 2026

Ben Blushi: PS humbi zgjedhjet, të bëhemi gati për opozitëNga TemaAnëtari i kryesisë së PS, Ben Blushi, kundërshtoi dje qëndrimin e kryetarit të PS, Edi Rama, dhe të pjesës tjetër të kryesisë së PS për të bojkotuar parlamentin, për nisjen e protestav

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ben Blushi: PS humbi zgjedhjet, të bëhemi gati për opozitëNga Tema

Anëtari i kryesisë së PS, Ben Blushi, kundërshtoi dje qëndrimin e kryetarit të PS, Edi Rama, dhe të pjesës tjetër të kryesisë së PS për të bojkotuar parlamentin, për nisjen e protestave, si dhe mosnjohje të zgjedhjeve. Duke folur për situatën paszgjedhore, Blushi mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS, se edhe në rastin kur mund të merret mandati i Fierit, qoftë edhe mandati i pretenduar në Berat, sërish PS nuk është parti fituese. Blushi është shprehur se PS duhet të përgatitet për opozitë dhe se aleanca e LSI me PD s’ka pse të jetë çështje diskutimi në PS, pasi LSI është koalicion tjetër. Blushi u shpreh dje kundër bojkotit të parlamentit dhe qëndrimeve radikale të diskutuara në mbledhjen e djeshme të kryesisë duke theksuar se PS është parti me një frymë të re në politikën shqiptare dhe se nuk mund të sillet si një parti parapolitike. Sipas burimeve, anëtari i kryesisë së PS është shprehur gjithashtu se i gjithë debati zhvillohet për shkak se PS humbi këto zgjedhje. “Në lidhje me bojkotimin e parlamentit do thoja se ne jemi parti politike moderne që kemi sjellë në politikën shqiptare një frymë të re dhe s’duhet të kthehemi te bojkotimi. PS nuk duhet të tregohet një parti parapolitike. Sa i takon LSI, Ilir Meta ka votat e tij, ishte koalicion më vete dhe i takon atij të vendosë dhe të bëjë ç’të dojë me to”, - mësohet të ketë thënë Blushi. Krejt të kundërtën ka deklaruar Ruçi në këtë mbledhje. Ai mësohet të jetë shprehur pikërisht për vendimet radikale, mosnjohje zgjedhjesh, bojkot parlamentar dhe nxjerrjen e popullit në protesta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›