Sandri plan me doktorin në kafe “Rogner”Nga Antena brenda familjesSandri e nisi ditën dje në “Rogner”. Foli me doktorin, i cili ishte i mërzitur për situatën brenda LSI. - Sandër, duan të rrëzojnë Ilir Metën, - tha. - Duhet me e ndihmu. I kisha thë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri plan me doktorin në kafe “Rogner”Nga Antena brenda familjesSandri e nisi ditën dje në “Rogner”. Foli me doktorin, i cili ishte i mërzitur për situatën brenda LSI.
- Sandër, duan të rrëzojnë Ilir Metën, - tha. - Duhet me e ndihmu. I kisha thënë mos t’i merrte ata enveristë në parti, por s’më dëgjoi. I thashë, Klosi, Brokaj, Xhufi janë pinjollë të Enverit. I thashë, mos i merr në LSI, por më tha: “Më duhen, se dua të gënjej këta komunistët e vjetër.” Ja ç’i bënë tani.
- ǒdo t’i bëjnë mor burrë, mos u mërzit. I rrujnë trapin, as e çan k... fare ai. E mora atë Klosin në telefon, i thashë, po vazhdove kështu, të marr të fus në burg. Thërras policinë tani. Bënte si i fortë kot. U thashë ju q... robt të gjithëve, s’keni ça na bëni tani. Do shkoni për lesh.
- Sandër, mirë, dakord, nejse mos fol me këtë gjuhë, shiko, s’ka problem, por më dëgjo mua, Iliri duhet ndihmu. S’di si t’ia bëjmë...
- Po ç’vret mendjen kot, eja pimë një kafe në “Rogner”, po thërras dhe Fevziun, Irfanin, Fahriun. Sa për inat të atyre…
- Mirë, po vij, - i tha doktori, - vetëm dëgjo, ma thirr dhe Pezën, mos të dukemi vetëm ne.
- Hajt mo burrë se e thërras unë Pezën, vjen ai, gati është. Se këta duhen shkrirë fare, s’duhen lënë të hapin gojën. I thashë Blushit sot, Blusho, po s’bëre gjë tani, s’ke për të bërë kurrë. Më tha: “S’e kam aq të lehtë”. Po i thashë, po s’ia q... robt tani, do të vërë para. S’kanë bythë këta mo burrë, të isha vetë, e kisha nxjerrë nga zyra tani.
- Mirë Sandri, mirë, erdha, dëgjo, nejse mos fol me këtë gjuhë d.m.th …
- Jo mo s’çan kokë Blushi, kështu flet dhe ai…
- Mirë, dakord, mirupafshim.
Pas dhjetë minutash ishin bashkë në “Rogner”. Problemi i parë ishte Lefteri. As ai s’ka pranuar të votojë qeverinë.
- Mbetëm prapë 73, - i tha Sandri.
- Sandër, boll jena dhe 73. Duhet me e ndihmu Ilirin, të thashë dhe pak më parë në telefon. 73 nuk janë pak, por ne duhet të punojmë t’i zgjerojmë koalicionin Ilirit. Dëgjo, nëse ai nuk jep dorëheqjen, i thuaj Blushit ta kërcënojë që dhjetë deputetë të grupit të tij do bashkohen me Ilir Metën. D.m.th., e kupton ti, jo se do bashkohen vërtet, por ta kërcënojnë. Shiko, ka shumë rëndësi që ai të japë dorëheqjen. Pa dhënë ai dorëheqjen, unë nuk i mbyll kutitë e Fierit. Jo, s’mund t’i mbyll unë pa dhënë ai dorëheqjen. S’mund t’i jap unë atij mandat të rrijë në atë parti. Ai duhet të ikë. Unë ju them ju, jo ta dini mirë, se unë s’e lejoj këtë situatë. Unë nuk mbaj përgjegjësi vetëm për qeverinë. Jam kryeministër, mbaj përgjegjësi për çdo situatë demokratike në vend. Ai s’mund ta mbajë peng atë parti. Jo, duhet ta shkruani ju këtë, s’ka asnjë dyshim.
- Si, si ta shkruajmë doktor, ta mbaj pak shënim - i tha Irfani, - se nuk e kam as atë Bertin këtu.
- Le se ta them unë pastaj, - i tha Sandri. - E ka bezdi doktori të mbash shënime, kur je me të.
- Dakord, se ne s’kemi dhe përvojë me këtë. Se me atë tjetrin merreshim vesh me sms për titujt.
- Jo, jo, ky s’të merr kurrë në telefon. Vetëm me mua. S’keni punë me të tjerë.
- Dakord, - tha Irfani.
- Sandër, dhe diçka tjetër, se prapë i kthehem idesë që Ilirin duhet me u ndihmu. Ai duhet të na japë ne një listë njerëzish që duhen shpërblyer dhe ne të gjejmë mundësinë ta ndihmojmë. Dhe grupin mund t’ia rrisim.
- Po s’ka problem ai, vetëm këtë Nesip Naçen do të rregullojë. Heqim këtë Ina Ramën dhe vëmë Nesipin Prokuror të Përgjithshëm. Është fiks fare, ua bën sus të gjithëve.
- Fahri, si është ky Nesipi? - e pyeti doktori.
- Në kohë të Hekuranit ka qëndruar mirë, - tha Fahriu, - pastaj, dhe kur ishe ti, mirë ishte. E teproi pak pas ‘97.
- Pse Fahri, ç’ka bërë pas ‘97?
- Po ja, bëri atëherë pas 14 shtatorit atë letrën kundër teje, që ti duheshe arrestuar, se ishe terrorist dhe e firmosën nja 9 prokurorë. Ky e bëri, po u nxitua. Më ka pas thënë mua më pas që u nxitova.
- Mirë Fahri, iku ajo punë. Këtë Lefterin si ta kompensojmë?
- Po ja, të kalojë kjo Mesila me LSI doktor, - tha Sandri. - Zëdhënëse e Ilir Metës ka qenë, nuk është ndonjë kërcitje e madhe.
- S’ka rëndësi Sandër, se s’të lejon ligji. Mirë që erdhi kjo ditë u bënë prapë bashkë në PD. Se kishim dhjetë vjet që bashkëpunonim ca nga e majta, ca nga e djathta. Tani duhet me e ndihmu Ilirin. Ai duhet të ikë nga selia. Shiko, ka shumë rëndësi ë. Duhet të ikë urgjent. Më thoni çfarë duhet të bëjmë që të ikë. Nuk mund të punojë në qetësi qeveria me atë në seli. Vini kë të doni, Blushin, Klosin, Kaçin, kë të doni. Vetëm ai duhet të ikë.
- Pa merak se do t’ia q... robt atij unë, s’e lë më aty legenin. I thashë, do të të shkrij fare, do ta çoj për lesh partinë, por s’fliste. Ia tregoj unë atij tani.