Kapet me 15 kg heroine korrieri i Shullazit

TIRANE - Kapen me 15 kilograme heroine ne Golem te Kavajes, korrieri i Emiliano Shullazi, Lutfi Shabani, 37 vjec, i njohur me pseudonimin Ben Cami. Operacioni antidroge eshte organizuar mbremjen e djeshme, ne rrugen nacionale Kavaje-Durres, me drejtim qytetin bregdetar, ku me pas dyshohet se do te dergohej ne Itali. Arrestimi eshte bere ne kuader te operacioni "Autostrada". Sasia rekord e droges se kuqe, eshte kapur ne momentin kur shoferi i makines, Lutfi Shabani, ka qene duke udhetuar me nje makine tip "BMW", me targa DR 35 45 E, ne Golem, kur eshte ndaluar nga policia. Origjina e heroines, sipas burimeve nga grupi i hetimit, eshte Turqia, ku eshte marre. Me pas me rruge tokesore, ajo eshte sjelle ne Shqiperi, nga Bullgaria dhe Maqedonia. Shabani eshte nje emer i njohur per policine shqiptare. Ne tetor te vitit 2007, policia italiane e Milanos, i ka sjelle Prokurorise se Pergjithshme ne Tirane, nje dosje per kete person, i cili ndiqej ne Itali per formim organizate kriminale, se bashku me disa persona te tjere, Ervin Ferhati dhe Erges Ymeraj. Erion Gogaj, Selfo Driza, te cilet jane denuar nga Gjykata e Krimeve te Renda, me 28 vjet burg. Shabani ishte denuar me 2.8 vjet burg dhe ishte liruar.
Dy jave hetime dhe vezhgimi i kane mjaftuar Policise se Shtetit qe te kape sasine e madhe te heroines. Pasi ishin siguruar se lenda narkotike kishte mberritur nga Turqia ne Shqiperi, me destinacion Italine, agjentet i jane vene pas Shabanit, duke e ndjekur per nje jave. Ata kane pritur momentin kur gjithcka te ishte e qete dhe korrieri te merrte lenden narkotike, per t'u nisur ne drejtim te fqinjit pertej Adriatikut. Diten e djeshme, ne oret e vona te mbremjes, Ben Cami eshte nisur nga baza e Kavajes, per ne drejtim te portit te Durresit, me qellimin qe te dergonte drejt Italise lenden narkotike. Por ne Golem, dy makina policie, civile, i kane nderprere rrugen, duke e ndaluar. Tete agjente kane zbritur menjehere duke e bllokuar menjehere. Me pas makina i eshte nenshtruar kontrollit, ku ne bagazhin e saj eshte gjetur sasia e madhe e heroines. 15 kilogramet ishin ndare ne 30 pako, me nga 500 grame. Shabani ka qene dhe me pare i denuar per te njejten akuze, por duket se nuk e kishte harruar zanatin e trafikimit te heroines.
Burime nga sektori i antidroges ne Policine e Shtetit kane bere te ditur gjate mbremjes se djeshme se, droga ishte e destinuar qe te trafikohej dhe jo per konsum te brendshem. Kjo gje ka bere qe policia te hetoje linjen e trafikut te heroines qe perfundonte ne Itali. Ndihme ne kapjen e sasise se heroines duket se kane dhene dhe policia italiane, e cila ka informuar koleget shqiptare se droga hynte nga Porti i Durresit, dhe me pas shperndahej ne qytetet te ndryshme. Ky ishte grupi i Emiliano Shullazit, i cili ndodhet i prangosur ne Tirane dhe eshte ne proces ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nen disa akuza, per organizim, drejtim e financim te nje organizate kriminale, me qellim trafikimin e heroines. Pjese e ketij grupi ka qene dhe i arrestuari i mbremshem, por qe kishin ndare dosjen nga Shullazi dhe ishin denuar me pak vite burg, pasi kishte pranuar akuzen e ngritur nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Jane pikerisht keta te fundit, qe kane bere dhe hetimet e djeshme, qe cuan ne pranga per se dyti, Shabanin.