E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ben Qimja" vrau për hakmarrje, dosja në gjyq

DOSJA


Prova kryesore e prokurorisë, gjurmët e gjetura në një armë, janë kontestuar nga i akuzuari që ka kallëzuar për falsifikim policinë

Arben Isufaj, akuzohet për vrasjen e Pirro Koçiut si hakmarrje për vrasjen e babait të tij nga viktima


TIRANË- Prokuroria e Tiranës, pas 9 muajve hetim dorëzoi pranë togave të zeza dosjen penale në ngarkim të të pandehurit Arben Isufaj i njohur ndryshe me nofkën "Ben Qimja", për akuzën e vrasjes së kryer për hakmarrje të Pirro Koçiut verën e vitit 2002. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë organit të akuzës, të cilët shtuan se mbyllja e hetimeve ka ardhur pas mbërritjes së letër-porosisë së dytë të ardhur nga Anglia, në lidhje me akt-ekspertimin papilar të gjurmëve të gishtërinjve të kryer në laboratorët e policisë londineze.

Përfundimit i hetimeve të gjykatës, Sipas të cilëve, dosja me numër 1178, me të pandehur Arben Isufajn është pranuar nga kryesekretarja e gjykatës dy ditë më parë.

Mëngjesin e djeshëm është hedhur në shortin elektronik nga ku është caktuar treshja gjykuese që do të gjykojë dosjen, me në krye gjyqtaren Fatmira Hajdari.

Ndaj të pandehurit Arben Isufaj i njohur ndryshe si "Ben Qimja" apo si i "forti i Fierit", sipas kërkesës për gjykim, rëndon akuza e " Vrasjes me paramendim pë hakmarrje" e kryer në bashkëpunim me Fatlum Kadiun, dhe akuza e "mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Vetëm pak muaj pas arrestimit të të pandehurit Isufaj, avokati i tij mbrojtës që ka kallëzuar në prokurori, Policinë e Shtetit për falsifikimin e akt-ekspertimit daktiloskopik të gjurmëve të gishtërinjve të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky kallëzim me vendim të prokurorit të rrethit është vendosur të mos regjistrohet si procedim penal. Kjo me argumentin e mungesës së elementëve të veprës penale. Ndërsa, sipas akt-ekspertimit të kontestuar nga Isufaj, theksohet se më datë 16 qershor 2008, Prokuroria e Tiranës e ka relatuar pranë Ministrisë së Drejtësisë letër-porosinë për kryerjen e akt-ekspertimit daktiloskopik të gjurmëve të gishtërinjve të Arben Isufajt.

Përgjigja e ardhur nga kjo letër-porosi mban datën 12 qershor 2008, çka do të thotë është kryer pa e kërkuar institucioni i akuzës. Për këtë fakt, ky ekspertim është shpallur i pavlefshëm nga prokuroria, por duke përsëritur edhe njëherë kryerjen e këtij vlerësimit daktiloskopik të gjurmës së gishtit të madh të gjetur në dorezën e karikatorit të pistoletës së sekuestruar në vendin e ngjarjes, ku është gjetur i vrarë shtetasi Pirro Koçiu.

Vrasja e tij ka ndodhur pasditën e 12 gushtit të vitit 2002 në rrugën "Him Kolli" në kryeqytet. I dyshuar për këtë krim ishte Arben Isufaj dhe Fatlum Kadiu për të cilin vazhdon procesi gjyqësor, pas kthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë. Ky krim, sipas kërkesës për gjykim, ka ndodhur pasi mendohet se shtetasi Pirro Koçiu disa vite më parë i ka vrarë të pandehurit babain e tij në qytetin e Fierit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›