Gjermania në krizë energjetike?

Gjermania po importon sasi të mëdha të energjisë së prodhuar nga burime bërthamore nga Franca, pas vendimit të saj për të braktisur fuqinë bërthamore, pas problemeve me të cilat u përball centrali Fukushima, në Japoni.
Por vendi më i fuqishëm evropian ende ka rrezik të përballet me mungesë të energjisë, si gjatë së Luftës së Dytë Botërore, pasi tetë nga 17 reaktorët e tij u mbyllën gjatë natës në një lëvizje populliste, e cila tani shihet si një vendim i nxituar.
Impiantet nukleare prodhojnë energji për një të katërtën e Gjermanisë.
Pas asaj që ndodhi me Fukushimën në Japoni, qeveria gjermane vendosi të shkëpusë tetë centralet bërthamore më të vjetra.
Tre muaj pas Fukushimës, Parlamenti gjerman vendosi të miratojë një shkëputje të vendit nga energjia bërthamore, në favor të prodhimit të energjisë së gjelbër.
Tani, nëntë centralet e mbetura ende në funksion do të mbyllen në vitin 2019.