Tottenham e transferon Parkerin

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 21:13
Pas bisedimeve që zgjatën një javë, Tottenhami ia doli t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit Scott Parker. 30 vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Hotspur.
Në të njëjtën kohë, West Ham United, që ishte pronar i kartonit të mesfushorit anglez, e ka marrë në huazim nga Spurs përfaqësuesin anglez, 27 vjeçarin ofanziv David Bentley. P
Parker kishte luajtur tek Hammers nga viti 2007, por vendosi të largohet, pasi që ish ekipi i Valon Behramit, sezonin që shkoi ra nga Premierliga dhe këtë vit garon në Championship (liga e dytë).