E Diel, 1 Nëntor 2026

6 muaj burg, braktisi femijet

TIRANE - Braktisja e dy femijeve te mitur, do t’i kushtoje qendrimin ne burg per gjashte muaj, 30-vjecares Azeta Dervishi. Vendimi u mor dje ne Gjykaten e Tiranes, ku kreu i trupit gjykues Bledar Abdullai, duke vleresuar pretendimet e paleve dhe pranimin e akuzes nga e pandehura, vendosi te denoje me 6 muaj burg Azeta Dervishin, e cila eshte arrestuar nga policia pas braktisjes se dy vogelusheve. Vete nena e dy femijeve, disa seanca me pare pranoi te kete braktisur femijet e saj, pasi e pengonin ne zanatin e ushtrimit te prostitucionit, per shkak te kushteve te veshtira ekonomike. Azeta Dervishi u arrestua nga agjentet antitrafik, pasi u gjeten te braktisur ne rruge dy femijet e saj te mitur ne kryeqytet. Gjate marrjes ne pyetje, 30-vjecarja deklaroi se ishte e varfer dhe nuk i mbante dot, duke u detyruar qe t’i braktiste, per te ushtruara profesionin e prostitutes. Dervishi ka pranuar vepren e kryer, dhe ka kerkuar ndihme nga shteti, pasi ka mundesi te pakta ekonomike per te mbajtur veten dhe dy femijet e mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›