Shala në Lugano
Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 10:00
Rijat Shala i ka dhënë fund eksperiencës në Novara. Mesfushori kosovar është transferuar përfundimisht në ekipin zviceran, Lugano.
“Novara Calcio njofton se futbollisti Rijat Shala transferohet përfundimisht në Lugano”, shkruan në uebfaqen zyrtare të ekipit italian.
Shala kaloi dy sezone me Novarën, të cilën e ndihmoi të ngritej në Serie A italiane. Por, ekipi ku luan edhe Samir Ujkani, nuk llogariste më në futbollistin prizrenas, i cili kështu transferohet në ligën e dytë zvicerane.
Shala, i cili ka pasaportë zvicerane, kishte luajtur më parë në Lugano, para se të transferohej në Itali. Kulmin e karrierës e arriti kur u transferua në Cagliari, në Serie A, edhe pse nuk e pati mundësinë të luante.