E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benayoun kërkon largimin nga Chelsea

Yossi Benayoun shpreson të largohet nga Chelsea para përmbylljes së afatit kalimtar të verës me destinacionet e mundshme, Olympiacos, West Ham dhe Fulham.

Benayoun kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Arsenali por gjiganti nga Emirates nuk shfrytëzoi opsionin për blerjen e tij dhe reprezentuesi izraelit u kthye në Stamford Bridge.

Por, Benayoun nuk zë vend në planet e menaxherit Roberto Di Matteo dhe ka vendosur të largohet. “Së shpejti do të njoftoj se ku qëndron e ardhmja ime, dua të marr vendimin e duhur”, deklaroi Benayoun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›