Falcao, hije e Messit dhe Ronaldos

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao ka pranuar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistë më të mirë se ai por ndihet i nderuar që luan përkrah dy prej lojtarëve më të mirë në botë.
“Messi dhe Ronaldo janë pa dyshim më të mirët në botë”, deklaroi Falcao gjatë një interviste për Goal.com. “Ata janë të jashtëzakonshëm. Kurse, unë jam shumë i lumtur që jam hije e këtyre dy gjenive, dhe kënaqem me ta në fushë”, u shpreh reprezentuesi kolumbian.
Falcao realizoi 36 gola në 50 ndeshje për Atleticon në edicionin e kaluar derisa skuadra triumfoi në Europa League.