Van der Vaart nuk është në shitje

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka njoftuar se nuk dëshiron të shesë mesfushorin Rafael van der Vaart.
Reprezentuesi holandez spekulohet me largim nga Tottenhami dhe rikthim te ish klubi i tij, Hamburg. Por, Villas-Boas refuzoi të garantojë qëndrimin e Van der Vaartit në White Hart Lane por insistoi se shitja nuk është synim i tij.
“Ai është futbollist me rëndësi të madhe për ne, futbollist në të cilin llogaris. Nuk jam i sigurt nëse Hamburgu është i interesuar por ai është futbollist i cili për momentin nuk është në shitje”, deklaroi strategu portugez për mediet angleze.