E Diel, 1 Nëntor 2026

Bencivenga: “Metodat italiane po i pëlqejnë Tiranës”Te Tirana ditën e shtunë ishte dhe një sulmues në provë. Eno Basha, i cili vinte nga një skuadër amatorësh në Itali, Borgamo

Ndihmëstrajneri italian i Tiranës, Mauro Bençivenga, nuk harron kurrë të shfaqet entuziast, pavarësisht se pranon se ende nuk e njeh mirë skuadrën bardheblu. Ndihmësi i Agustin Kolës përsëriti me tone optimiste se shpresonte te suksesi i 23-herë kampionëve të Shqipërisë. “Shpresoj të kem sukses. Skuadrën nuk e njoh ende sa duhet, por po përpiqem të sjell metodat italiane të stërvitjes këtu. Deri tani ia kam dalë mbanë mirë”, - tha ish-tekniku i Palestrinës në Serinë C2.

Tirana do të dalë në stërvitje edhe të dielën, ndërsa të hënën bën gati “valixhet” në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë edhe fazën përgatitore. Tirana lufton në të dyja frontet si në kampionat ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë, pasi sezonin e kaluar e mbylli në vendin e gjashtë, duke mbetur për herë të parë pas më shumë se 15 vjetësh pa luajtur në Europë.

Italiani 57-vjeçar tashme njeh më mirë e njeh ambientin bardheblu, pasi më parë ka qenë ndihmës i trajnerit Leonardo Menikinit. “Shpresojmë që të mbyllim fazën përgatitore me shume arritje dhe kampionatin ta nisim furishëm e me sukses. Jam optimist për gjëra të bukura këtu”, - theksoi ish-ndihmësi i Leonardo Menikinit.

Te Tirana ditën e shtunë ishte dhe një sulmues në provë. Eno Basha, i cili vinte nga një skuadër amatorësh në Itali, Borgamo.

E Shtune, 10 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›