Lala, gati kundër Ervin Skelës

Altin Lala është shndërruar në një problem për “mirë” te Hanoveri. Në fakt, shëndeti i tij vazhdon ta shqetësojë trajnerin Diter Heking. “Ne po shohim, se sa shpejt do të rikthehet ai në gjendjen optimale, pa ndjerë dhimbje”, - tha Heking, duke folur për gazetën gjermane “Hannoverische Allgemeine”.
Trajneri nuk beson se kapiteni i kombëtares shqiptare do të jetë “top-fit” deri në ndeshjen kundër Shalkes. Gjithsesi, sipas haz.de, mesfushori shqiptar duhet të jetë gati për ndeshjen kundër Energi Kotbusit të Ervin Skelës ose Shtutgardit. Mesa duket Lala do ta humbasë edhe takimin kundër Maltës me Kombëtaren shqiptare.
E Shtune, 10 Janar 2009