Ilir Gjyla, trajneri i ri i Lushnjës

Edhe pse në media ishin folur kandidaturat e Hasan Likës dhe Krenar Alimehmetit për të zënë vendin bosh të lënë nga Vasil Bici, trajneri i tretë sezonal i Lushnjës së vendit të fundit u vendos Ilir Gjyla, i cili edhe më parë e ka drejtuar skuadrën e qytetit të tij.
Gjyla më parë ka drejtuar më parë dhe Besëlidhjen, Besën, e Laçin, Erzenin.
Nga 12 ekipet e Superligës vetëm Vllaznia (Agim Canaj), Teuta (Sulejman Starova), Shkumbini (Gugash Magani), Dinamo (Zllatko Dalic) e Elbasani (Mirel Josa) nuk i kanë ndryshuar trajnerët.
Trajnerët aktualë të skuadrave të Superligës
Vllaznia: Agim Canaj
Tirana: Augustin Kola (Blaz Slishkoviç)
Dinamo: Zlatko Daliç
Besa: Ilir Daja (Iljaz Haxhiaj)
Shkumbini: Gugash Magani
Teuta: Sulejman Starova
Flamurtari: Edmond Liçaj (Slavko Kovaçiç)
Elbasani: Mirel Josa
Apolonia: Esad Karishik (Gert Haxhiu)
Bylis: Hysen Dedja (Faruk Sejdini, Dashnor Dume)
Partizani: Shpëtim Duro (Hasan Lika)
Lushnja: Ilir Gjyla (Saimir Malko, Vasil Bici)
Trajnerë të përdorur në total: 21
E Shtune, 10 Janar 2009