Gaza, konflikti hyn në javën e tretë
Izraeli ka vazhduar goditjet mbi Gaza një javë pas përfshirjes në ofensivë të trupave tokësore, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për ndërprerjen e veprimeve luftarake nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Zyrtarë të lartë palestinezë gjenden në Egjipt në kërkim të negociatave për t‘i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ndërkaq, nga ana e burimeve mjekësore bëhet me dije se sulmet kanë shkaktuar 800 të vdekur në radhët e palestinezëve. Sipas autoriteteve të shtetit hebre, mësohet se numri i viktimave izraelite është 13.
Sipas izraelitëve, vala e re e sulmeve të zhvilluara gjatë mëngjesit të djeshëm pati në shënjestër disa magazina armatimesh dhe tunele të nëndheshme. Ndërsa nga ana e burimeve mjekësore palestineze bëhet me dije 8 civilë gjetën vdekjen nga goditja e një predhe të lëshuar prej një tanku izraelit në veri të Gazës. Mësohet se trupat tokësore kanë lëvizur më pranë qytetit Gaza, por se nuk kanë hyrë ende në zonat me dendësi më të madhe popullsie. Nga burimet ushtarake izraelite mësohet se gjatë të shtunës forcat Hamas lëshuan edhe 30 raketa të tjera nga Gaza. Dy banorë u plagosën prej tyre në qytetin izraelit, Eshkalon.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, u kërkoi palëve të pranonin një marrëveshje me ndërmjetësinë e Egjiptit, pasi u takua në Kajro me Presidentin egjiptian, Hosni Mubarak. Por duke qenë se ndikimi i Abas në Gaza është shumë i dobët, mendohet se përpjekjet e tij nuk do luajnë ndonjë rol domethënës në zhvillimet e konfliktit. Edhe Hamas, e cila vuri nën kontroll Gazën që nga vera e vitit 2007, kë dërguar delegatë në Kajro për të zhvilluar bisedime.
Qe Egjipti ai që negocioi armëpushimin e fundit mes Hamasit dhe Izraelit, por konflikti tashmë është kthyer në një zhvillim të vështirë edhe për vetë Kajron, që po përballet me tone të acaruara edhe me organizatën Hamas.
Që të dyja palët, si Izraeli ashtu edhe Hamasi, injoruan të premten një thirrje për ndërprerje të veprimeve luftarake nga ana e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Hamasi e refuzoi e para propozimin nën justifikimin se nuk e kishte konsultuar rezolutën. Nënvizoi edhe këmbënguljen që në pakt duhej përfshirë edhe kushti që Izraeli të hiqte bllokadën ekonomike mbi Rripin e Gazës. Kryeministri Ehud Olmert tha se vazhdimi i sulmeve me raketa mbi Izraelin qe një provë se pakti i propozuar nga Këshilli i Sigurimit qe i parealizueshëm.
Agjencitë humanitare bënë me dije dje se 1.5 milionë rezidentët e Gazës kanë nevojë urgjente për furnizime ushqimore dhe mjekësore. Organizata e Kombeve të Bashkuara rinisi dje shpërndarjen e ndihmave humanitare pas garancive të marra nga Izraeli për sigurinë e punonjësve. UNRWA e pezulloi shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gazë të enjten pas pretendimit se një prej punonjësve të saj mbeti i vdekur prej zjarrit të armëve izraelite. Forcat e armatosura izraelite reaguan menjëherë duke deklaruar se qenë "100%" të sigurta se nuk e kishin goditur kamionin në fjalë.