E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bendtner: Do të largohem nëse nuk luaj

Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, sërish ka thënë se ai mund të largohet nga Emirates Stadium gjatë verës.

Me klube si Bayern Munich dhe Juventus të interesuar për të, danezi thotë se dëshiron të luajë rregullisht në këtë stad të karrierës së tij.

“Kam shumë ndjenja për Arsenalin dhe kjo do të thotë shumë për mua. Do të isha i zhgënjyer të largohem, por duhet të mendoni për veten dhe, me golat që kam shënuar nuk mund të qëndrojë pa luajtur”.

“Kështu është situata. Do të bëj më të mirën për Arsenalin gjatë këtij sezoni. Shpresoj se do të jem këtu sezonin e ardhshëm, por duhet të pres dhe të shoh. Por, nëse situata ime te Arsenal nuk ndryshon, do të duhet të shikoj, pasi dua të luaj futboll”, ka thënë Bendtner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›