E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, Sanchez do të jetë dhurata e merkatos verore

Torino, 9 Shkurt NOA – Alexis Sanchez, me sa duket është kthyer në objektivin kryesor të Juventusit për merkaton e ardhshme verore. Me sa bëhet e ditur, në interesimin ndaj sulmuesit kilen, drejtuesit bardhë e zinj kanë nisur dhe kontaktet e para. Drejtuesit e Udinezes, kërkojnë një shifër prej 30 milionë eurosh në këmbim të lojtarit të tyre, por në krahun tjetër i interesojnë dhe dy lojtarë të cilët janë në pronësi të Juves dhe bëhet fjalë pikërisht për  Giovinco dhe Palladino. Në këtë mënyrë mund të jetë futja e tyre në këtë marrëveshje që mund të lehtësojë tratativën mes dy klubeve. Me sa duket dhurata që kërkon të bëjë Agnelli për tifozët bardhë e zinj, mund të jetë piëkrisht Sanchez.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeMoratti: Juve-Inter mbetet gjithmonë derbi i ItalisëKrasic nuk do të nisë titullar kundër InteritMoggi: Juventus përsëri gabimJuventus siguron shërbimet e MatritPas Barzaglit, Juventus siguron shërbimet e talentit Piazon Lidhje: Juventus, Sanchez

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›