E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani vonohetnjë ditë, Kuzhexhindoset në Durrës

TIRANE-Kombëtarja shqiptare ka nisur dje përgatit jet intensive për miqësoren e nesërme ndaj Sllovenisë, që është edhe sfida e parë për vitin 2011. Përballë do të jetë një kundërshtar që ka marrë pjesë edhe në Botëror, kështu që gjërat nuk do të jenë aspak të lehta, për më tepër që koha është e limituar. Për të prishur qetësinë e ambientit kuqezi, ka menduar Erjon Bogdani, që dje nuk është paraqitur në grumbullim. Zyrtarët e Federatës kanë dhënë disa versione të ndryshme për të, duke nisur fillimisht nga ai i problemeve fizike. Por, dukej qartë se gjithçka ishte një mungesë informacioni, pasi askush nuk kishte mundur të kontaktonte me sulmuesin e Çezenës. Kjo situatë e ka "tërbuar" trajnerin Josip Kuzhe, që kërkonte të dinte se çfarë po ndodhte me futbollistin. Në mbrëmje, FSHF ka bërë të ditur se Bogdani ka humbur avionin në Romë dhe prandaj është vonuar, por edhe kjo arsye duket se nuk e ka bindur shumë trajnerin kroat, pasi ai nuk është njoftuar në lidhje me mungesën e Bogdanit. Sipas lajmërimit, sulmuesi 34 vjeçar duhet të vinte mbrëmë vonë në Shqipëri, por mbetet për t'u parë nëse ndaj tij do të merret ndonjë masë apo jo. Në fakt, megjithë dashamirësinë që tregon herë pas here me futbollistit, Josip Kuzhe është një teknik që kërkon disiplinë të rreptë, sidomos në grumbullime. Për të parë se çfarë do të ndodhë mes tyre, do të pritet ndeshja e së mërkurës, nëse "Bogu" do të jetë apo jo në fushën e lojës.
Test vendimtar
Ndeshja e nesërme ndaj sllovenëve është vetëm një miqësore, por për Klodian Duron, Shqipëria duhet të mendojë jo vetëm për lojën, por edhe për të marrë një rezultat të mirë. "Është testi i fundit dhe vendimtar për ndeshjen e marsit ndaj Bjellorusisë, - deklaroi mesfushori kuqezi. - Duam të bëjmë edhe këtë vit një nisje të mirë, megjithëse përballë kemi një ekip që ishte pjesëmarrës në Botëror. Them se përveç lojës duhet të synojmë të marrim edhe një rezultat pozitiv, gjë që do të ishte shumë mirë për moralin në pritje të ndeshjes së marsit", shtoi ai. Në fakt, takimi ndaj bjellorusëve është ndoshta më i rëndësishmi për Shqipërinë në këto eliminatore të Europianit 2012, pasi bëhet fjalë për një kundërshtar direkt.
Sllovenët
Duro nuk e ka harruar ende se Shqipëria 4 vjet më parë barazonte dy herë me sllovenët, ndërkohë që këta të fundit në vitin 2010 ishin një prej 32 ekipeve pjesëmarrës në Botëror. Nisur nga kjo, por edhe nga fakti se kombëtarja kuqezi në këtë periudhë nuk është asnjëherë në formë, ai është shprehur për një kujdes të madh në sfidën e nesërme. "Sllovenia ka bërë hapa shumë të mëdha përpara, përsa u përket rezultateve, - tha Duro. - Ne kemi qenë në një grup me ta dhe të dyja ndeshjet i kemi mbyllur 0-0. Por, duhet parë edhe forma e lojtarëve, pasi ne të gjithë vijmë nga faza përgatitore. Unë them se duhet të arrijmë një rezultat pozitiv, sepse na bën shumë mirë për moralin. Me Bjellorusinë është sfida jonë më e rëndësishme në grup dhe them se do të jetë gjë e mirë nëse shkojmë me një gjendje psikologjike të mirë", u shpreh më tej futbollisti që luan me LASK Linz në Austri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›