Cana: Sllovenianjë shembull për t’undjekur në futboll
TIRANE- Mesfushori Lorik Cana bëri një krahasim me Slloveninë, e cila 4 vjet më parë barazonte dy herë 0-0 me Shqipërinë, por në vitin 2010 shkoi në Botëror. Duke folur në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Durrës, futbollisti kuqezi pranoi se rruga e ndjekur nga sllovenët ka qenë më e efektshme.
Në atë kohë, unë kisha një shok të kombëtares sllovene te Marseja, Bostjan Cesar, - rrëfen Cana. - Ai më tha që kemi një skuadër me të rinj dhe se pas disa vitesh do të dilte diçka. Ndoshta as ai nuk e dinte se rezultatet do të ishin kaq të mira, duke shkuar deri në Botëror, por ata ia arritën. Në atë kohë ne nuk ishim në një moment dhe në një fazë të tillë. Ne e filluam këtë cikël edicionin e kaluar dhe shpresojmë të shkojmë po kaq larg. Kemi shpresa, sepse skuadra po rritet”, shtoi ai.
Cana e konsideroi si një zhvillim tepër pozitiv grumbullimin e bërë nga Federata në Zvicër, një vend ku e ka nisur karrierën edhe vetë Loriku. Mbeta shumë i kënaqur kur mora vesh se FSHF organizoi një grumbullim në Zvicër, sepse aty është solucioni, e ardhmja jonë.
Ka edhe këtu sigurisht, por unë e di, sepse vij vetë nga lojtarë të tillë që janë sot në Zvicër”, deklaroi Loriku.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)