Akuzat për trafik në Kosovë, Jeremiç: Dua hetim të pavarur

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka theksuar sot se është i nevojshëm një hetim i pavarur dhe i gjithanshëm rreth trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë nën ombrellën e OKB-së, siç ishte rasti me të gjitha krimet e luftës të bëra në Ballkan.
Jeremiç në konferencën e OKB për vendet më pak të zhvilluar se raportimet e të dërguarit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, kanë shokuar botën dhe ka theksuar se pohimet për këtë dhe krimet e tjera që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshihen nën qilim.
Ky raport, ka thënë Jeremiç, identifikon Hashim Thaçin, kryeministrin aktual të Kosovës si organizator të komplotit për tregti organesh, gjurmë të cilit çojnë jo vetëm nga një numër shtetesh evropiane, por edhe në disa pjesë të Afrikës, Azisë dhe të Lindjes së Afërme. Ai ka falënderuar shumicën e vendeve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.