E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bendtner, kurrë më në Arsenal

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 18:37

Përforcimi i ri i Sunderlandit, sulmuesi i huazuar nga Arsenal Nicklas Bendtner është zotuar se kurrë më nuk do të vesh fanellën e ekipit londinez.

Bendtner gjatë sezonit të kaluar rregullisht shprehu gatishmërinë e tij të largohet nga Arsenali ndërsa iu bashkua Sunderlandit në formë huazimi para mbylljes së afatit kalimtar të verës të mërkurën.

Ai është zotuar se kurrë më nuk do të luan për Arsenalin.

“Kurrë më nuk do të kthehem në Arsenal. Nëse mund të bëjë atë që dua, kurrë më nuk do të luaj për ta” tha Bendtner për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›