E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open Djokovic dominon ndeshjet

Novak Djokovic vazhdon të dominojë ndeshjet e tij në US Open, duke u kualfikuar pëer në raundin e tretë të turnjeut Grand Slam të tensit botëror. Viktima e radhës për raketën numër një ishte argjentinasi Carlos Berlocq, i cili në tre setet arriti të fitonte vetëm dy gejme. Djokovic tregoiedhe një herë supermacinë e tij, duke triumfuar 3-0 me stete (6-0 6-0 6-2), dhe në të njëjtën kohë konfirmoi veten si favorite kryesor për të fituar titullinh kampion.

Në raundin e tretë të US Open, Novak Djokovic do të përballet me tensitin rus Nikolay Davydenko, i cili siguroi kualfikimin pas fitores në ndeshjen e tij me italianin Potito Starace.; Tenisti tjetër që vazhdon aventurën në turneun amerikan është Juan Carlos Ferrero. Spanjolli mundi me vështirësi 3-2 me sete dhe në një ndeshje maratonë që zgjati më shumë se pesë orë francezin Gael Monfils.

Vazhon pa surpriza edhe turneu për femra i US Open, ku numri një i renditjes botërore Caroline Wozniacki ka hedhur një tjetër hap përpara në fushatën e saj për të fituar titullin kampion. Tenistja daneze mundi lehtësisht 2-0 me sete (6-2, 6-0) hollandezen Arantxa Rus. Një fitore me shumë vuajtje ka siguruar edhe Jelena Jankovic, e cila edhe pse mpësoi një dëmtim në shpinë arriti të mundhe 2-0 me sete Jelena Dokic. Gjithsesi, dëmtimi pritet të kushtëzojë tenisten serbe në objektivin e saj për të fituar titullin e parë Grand Slam në karrierë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›