E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në “Qemal Stafa”, nis ndeshja “Francë-Shqipëri”

Në orën 21:00 ka nisur ndeshja e shumëpritur mes kombëtares shqiptare dhe asaj franceze. Në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, të gjithë janë përqendruar tek lojtarët e të dyja skuadrave, të cilët kanë nisur para disa minuatsh lojën.

Ashtu si në disa takime interesante përballë skuadrave të njohura në Europë edhe sonte shpresat për një lojë të bukur e rezultative janë prezente.
 

Trajneri Kuzhe dhe të perzgjedhurit e tij janë të pergatitur dhe të gatshëm që të ndeshen si të barabartë me më të mirët e Francës për t`i dhënë kështu mijëra e mijëra shqiptarëve kënaqësi, optimizëm e krenari. Kapiteni i skuadrës shqiptare për këtë ndeshje do të jetë Lorik Cana.

Për skuadrën shqiptare do të luajnë futbollistët, Ujkani, Cana, Teli, Vangjeli, Dallku, Agolli, Skela, Bulku, Bogdani, Curri dhe Salihi.
Ndërkohë ekipi i Francës përbëhet nga lojtarët, Loris, Evra, Kabul, Riberi, Benzema, Nasri, Revejer, Maluda, Ma`vila, Djara, Abdial.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›